Arrestohet politikani rus brenda sallës së parlamentit. Urdhëroi vrasjen e dy personave

Një politikan rus është arrestuar brenda sallës së parlamentit me akuzën e “urdhërit për vrasjen e dy personave”. Rauf Arashukov, 32 vjeç, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e dy personave të njohur të botës së politikës dhe krimit në rajonin Karachaevo-Cherkessija në vitin 2010.

Komiteti rus i hetimit në bashkëpunim edhe me hetuesit më të mirë të vendit, ka deklaruar se Arashukov është dënuar pasi dhoma e sipërme e parlamentit votoi unanimisht për heqjen e tij të imunitetit. Ai është arrestuar dhe më pas është çuar me eskortë në burgun kryesor pas u largua nga ndërtesa e parlamentit.

Arashukov, djali i një biznesmeni të fuqishëm, është nominuar nga legjislatura lokale duke u shpënë në Këshillin Federal në vitin 2016 për t’u bërë njëri nga pjestarët më të rinj të këshillit në moshën 31 vjeçare. Faqja e agjencisë ruse RBC, ka shkruar se hetimi nisi që prej vitit të kaluar, pas dekëaratës së tre personave të cilët dëshmuan ndaj Arashukovit, me akuzën e përgatitjes së vrasjes së aktivitstit të njohur të zonës.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet