41 vjeçarja arrestohet për stalking ndaj ish ambasadorit Ettore Sequi

Valentina Pizzale, 41 vjeç skenariste në Rai, është vënë në pranga nga policia italiane nën akuzat për përndjekje dhe kërcënime ndaj Shefit të kabitetit të ministrisë së jashtme italiane Ettore Sequi, ish ambasadori i BEsë në Tiranë. Ajo i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shkatërroj”. Në vitin 2017 diplomati Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër. "Falë edhe profesionit të tij, ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike konfliktin me ish të dashurën. Por kur e kuptoi që diplomacia nuk hyn në punë në këtë rast, vendosi ta denonconte", shkruajnë mediat italiane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet