Arrestohet 'vrasësi serial' tajlandez. Gjenden mbi 300 skeletë njerëzish në oborrin e shtëpisë

“Ted Bundy tajlandez”. Kështu është quajtur i dyshuari i serialit vrasës, i cili është arrestuar këto ditë në Bangkok të tajlandës. Deklarohet se ka vrarë me dhjetëra femra nga ku më pas i ka marrë trupat dhe i ka ndarë në copa. Dyshimet e policisë janë rritur kur ata kanë gjetur me dhjetëra eshtra në periferi të kopështit të shtëpisë së tij.

Policia tajlandeze ka bërë kontroll në shtëpinë e Apichai Ognwistit, pas disa të dhëna për vrasjen e të fejuarës 22 vjeçare të tij, Warinthorn Cahizachet, me nofkën Kik. Shtypi ndërkombëtar e ka quajtur Ognwisit me amerikanin Ted Bundy, “vrasësi i studenteve”, i dyshuar për vrasjen e mbi 40 femrave me moshë të re në vitet 60-70.

Më 9 Janar, policia ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij trupin e të fejuarës Kik, e futur në një qese plastike dhe e hedhur në fundin e cepit të palestrës. Njohja e viktimës është bërë falë një tatuazhi të madh në formën e peshkut në gjoks.

Hetuesit theksojnë se gruas fillimisht i është vendosur një qese plastike në fytyrë duke iu marrë fryma. Më pas trupi i saj është hedhur në një liqen të vogël plot me peshkaqenë dhe peshq të mëdhenj. Por e reja duket se nuk ka qenë e vetmja viktimë, pasi të premten e kaluar oficerët e policisë kanë gjetur edhe 209 kocka të skeletëve të tjerë në zonë.

Sipas hetuesve, disa prej kocka mund të jenë të një njëzetë vjeçareje e cila jetonte pranë shtëpisë së Ognwisit. Prindërit e saj e kanë denoncuar prej kohësh zhdukjen e saj. Shefi i policisë ka nënvizuar se “nga hetimet e kryera është vërtetuar se edhe një numur i madh femrash pasi janë takuar me vrasësin kanë përfunduar të vdekura në këtë mënyrë. Mes tyre figurojnë mikesha, të fejuara dhe prostituta”. Agjenti ka shpjeguar se disa nga keto raste, mbi 300 mbeje humane nuk mund të hetohen për momentin dhe të bëhen publike se cilëve persona u përkasin.

Çështja në fjalë ka nisur të hetohet që nga korriku i kaluar, kur i dyshuari ka vrarë të fejuarën e tij Kik, pasi e kishte dhunuar disa herë më parë. Vetëm pas disa ditësh, familja e Kik ka denoncuar edhe zhdukjen e saj. Hetuesit kanë nisur hetimet për kërkimin e vajzës pas marrjes së informacioneve për rastin e saj.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet