Australi, ndjesë kombëtare për viktimat e pedofilisë

Kryeministri australian, Scott Morrison iu drejtua viktimave të pedofilisë me një ndjesë kombëtare, duke pranuar përpara Parlamentit se shteti nuk kishte qenë në lartësinë e duhur përballë këtyre ‘’krimeve makabre’’.

Kryeministri denoncoi në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë nga televizioni se krimet u kryen kundër australianëve nga australianët.

”Ato u kryen nga armiq që ndodhen në mesin tonë”, theksoi Morrison.

”Si komb, ne nuk i përmbushëm detyrimet tona kundrejt tyre, ne i braktisëm dhe kjo do të na shoqërojë gjatë me ndjesinë e dështimit”, përfundoi ai, mjaft i prekur duke përmendur abuzimet seksuale të kryera brenda institucioneve fetare, por gjithashtu edhe shtetërore.

Të identifikuara thuajse pas një dekade, qeveria australiane më në fund iu nënshtrua presioneve dhe në vitin 2012 krijoi një komision hetimor për krimet në lidhje me pedofilinë.

Ky Komision bëri publik në fund të 2017 një raport tronditës, pasi u kontaktua nga më shumë se 15 000 persona të cilët shpreheshin se kishin qenë viktimë e akteve të pedofilisë të mbuluara nga kisha, klube sportive, shkolla apo organizata të rinisë përgjatë dekash, pa mundur që dyshimet të përfundonin në nisjen e hetimeve. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet