Australi: stuhitë shkaktojnë tre viktima, raportohen dëme të mëdha materiale

Stuhitë kanë paralizuar Australinë duke shënuar tre viktima dhe dhjetë të humbur. Erërat e forta dhe dallgët e fuqishme kanë vërshuar drejt bregut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Situata më problematike paraqitet në Uellsin e Ri Jugor, në Viktoria dhe në Tanzani. Qeveria ka dërguar forca të shumta sigurie, të cilët kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit.

Përveç humbjeve në njerëz raportohen edhe dëme të mëdha në infrastrukturë. Si pasojë, dhjetra shtëpi me vlerë miliona dollarë janë shkatërruar ose rrezikojnë të shemben nga erozioni. Dëmet e llogaritura nga kompanitë e sigurimit për pronat private arrijnë deri në 28 milionë dollarë. Përveç shtëpive, janë dëm,tuar edhe spitale, shkolla, rrugë si dhe institucione të tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet