Austria mbyll 7 xhami dhe deporton mbi 40 imamë. Ky është vetëm fillimi

Qeveria austriake ka nisur seriozisht luftën kundër “Islamit politik”. Viena zyrtare ka deklaruar se do të largojë nga vendi një grup imamësh dhe do të mbyllë 7 nga 350 xhamitë që ndodhen në Austri. “Shoqëri paralele dhe tendenca radikale nuk mund të ketë në vendin tonë”, ka thënë kryeministri Sebastian Krurz, i cili gjithnjë edhe më tepër ka një profil drejtuesi në luftën kundër ekstremizmit islamik.

Të goditura nga vendimi më i fundit i kryeministrit për çështjet fetare, janë fillimisht katër xhami në Vienë, dy në austrinë veriore dhe një në Carinzia. Gjashtë nga të shtatë xhamitë i përkasin komunitetit të kultit arab. Njëra nga xhamitë në Vienë është vënë në qendër të vëmendjes për influencë në sektin islam-fashist të ujqërve gri.

Vendimi nuk është i apelueshëm. Ministri i brendshëm ka thënë se janë 40 imamë nën ligj nga 250 imamë që janë gjithsej në të gjithë vendin. Këta imamë janë nën hetim për financim ilegal dhe dhunim të ligjit ndaj islamit. Në të dyja rastet, deportimet janë vendosur përfundimisht. Hetimi ka nisur edhe ndaj Bashkimit Turko-Islamik për bashkëpunimin social dhe kultural në Austri, duke përfaqësuar 100 shoqata me mbi 100 mijë persona. Sipas zëdhënës kryeministrit, “ky është vetëm fillimi”.

Por kritika të menjëhershme ndaj vendimit të qeverisë austriake janë nisur nga Turqia. “Mbylljet dhe deportimet tregojnë dhunën ndaj islamit, racizëm dhe prezencën e diskriminimit në këtë vend”, ka deklaruar në rrjetin social Twitter Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Erdogan. Më tej ai ka shtuar se “praktikat dhe ideologjitë e qeverisë austriake, dhunojnë pricipet e të drejtave të njeriut në minorancë”. Ndërkohë, media turke po flet shumë ndaj këtij vendimi duke e quajtur “vendim skandaloz”.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet