Austria ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike. Gjobë 150 Euro kush kapet me vello

Austria tashmë është vendi i radhës në Europë i cili ndalon mbulimin total të fytyrës, duke përfshirë vellon islamike, maskat dhe mbulimin me shall në vendet publike.

“Gjithëkush që do të shihet me fytyrë të mbuluar do të dënohet në shumën e 150 eurove. Njerëzit janë të lirë t’i vendosin në pjesën e kokës vetëm në raste ngjarjesh apo festash fetare të besimit përkatës”.

Ky është ligji më i fundit nga qeveria austriake, nga ku zyrtarët deklarojnë se vendimi merret për shkak të inkurajimit për “pranim dhe respekt të vlerave austraike”. Ligji, ashtu si edhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian, do të jetë i zbatueshëm edhe gjatë numrit të lartë të turistëve arabë gjatë sezoneve turistike dhe pushimeve në vendin alpin.

Ligji është sjellë për miratim në parlamentin e vendit nga qendër-qeveritarët e kancelarit Christian Kern. Partia me drejtim të djathtë Freedom Party, pritet të zerë një numur jo të paktë vendesh në parlament gjatë zgjedhjeve që do të zhvillohen këtë muaj. Në vitin 2011, Franca u bë vendi i pari i Bashkimit Europian që ndaloi vellon dhe mbulimin total të fytyrës në vendet publike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Albania   e Martë 3 Tetor, 2017

    Shum dakord

  2. Klodian Taramani  e Hënë 2 Tetor, 2017

    Shume mire e kane bere! jo 150 por 1500 euro gjobe duhej bere! Austria eshte vend Europian dhe jo Arabik!