Avokati egjiptian: detyrë kombëtare të përdhunosh vajzat që veshin jeans provokues

Një avokat egjiptian ka shkaktuar zemërim tek njerëzit kur ka thënë se ngacmimi dhe përdhunimi i vajzave që veshin rroba zbuluese siç janë jeans (xhinset) e grisura është një "detyrë kombëtare". Nabih al-Wahsh, një konservator i shquar, dha këtë koment gjatë diskutimeve mbi një projektligj mbi prostitucionin në një panel televiziv. Kur një vajzë ecën rrugës gjysmë e zhveshur, është një detyrë patriotike për t'a ngacmuar seksualisht atë, dhe një detyrë kombëtare për t'a përdhunuar.

Komentet e al-Wahsh kanë shkaktuar zemërim në të gjithë vendin dhe Këshilli Kombëtar i Grave të Egjiptit njoftoi se ka në plan të paraqesë një ankesë kundër kanalit televiziv. Këshilli Kombëtar gjithashtu tha se do të paraqiste një ankesë kundër vetë al-Wahsh dhe e qortoi pohimin e tij. Maya Morsi, Kryetarja e Këshillit kombëtar të grave në Egjipt, argumentoi se komentet e tij përbëjnë një shkelje të vërtetë të kushtetutës egjiptiane.

Aktivistët e të drejtave të grave thonë se kjo rrjedh prej traditave shekullore të diskriminimit thellë të rrënjosur,dhe grave që kanë qasje të kufizuara në kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Një studim i vitit 2008 zbuloi se 83% e grave egjiptiane thanë se ishin ngacmuar seksualisht dhe 53 për qind e meshkujve fajësuan gratë për veshjet e tyre provokuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Enjte 2 Nëntor, 2017

    Detyre kombetare edhe ndaj vajzes tende o avokat beduin?!?!

  2. Zana Myftiu   e Enjte 2 Nëntor, 2017

    Pse duhet te beni lajm edhe ato qe thone nje i cmendur ?

  3. Leon Grunasi   e Enjte 2 Nëntor, 2017

    Mé e ba prov î her n'Shqipni se e mbrrin Qiellin shum ma shpejt se sa anija ma e mir kozmike si ka pa bota! Nuk ka shejt as perendi si t'len me ndejt n'kyt tok! TQR!