38 vjet burg dhe 148 rrahje me kamxhik dënim për avokaten iraniene Nasrin Sotoudel

TEHERAN- Tridhjetë e tetë vjet burg dhe 148 rrahje me kamxhik. Rinis kështu në mënyrën më të keqe epopeja absurde e drejtësisë ndaj Nasrin Sotoudel, e cila është avokate iraniane e specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nga viti 2010 ndodhet nën tutelën e regjimit iranian.

Dënimi i fundit që i ishtë dhënë, ka qenë dënimi e arrest shtëpie i përfunduar në vitin 2018, me akuzën e “dhunimit të sigurisë kombëtare”, “propagandë kundër shtetit”, “përfshirje në korrupsion dhe prostitucion” dhe “dalje në publik pa vellon mbuluese”.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet telefonit nga burri i avokates, por në vend ka nisur lufta ndaj saj nga agjentët e policisë morale me arsyen e “protestës dhe heqjes publikisht të vellos muslimane”. Në vitin 2012, Satoudeh, ka fituar çmimin Sakharov nga Parlamenti Europian në lidhje me luftën e bërë prej saj për të drejtat e njeriut dhe minorenët e përfunduar në krahët e vdekjes.

Por, pikërisht këtë çmim, avokatja nuk mundi t’a tërheqë pasi i duhej të përballej me vuajtjen e një tjetër dënimin prej 11 vjetësh të nisur që prej vitit 2010 për shkak të dhunës ndaj të ashtuquajturit “revolucioni i gjelbër”, dënim i shkuartuar në 6 vjet dhe më pas i mbyllur falë amnistisë të dhënë pa asnjë shpjegim në vitin 2013, disa ditë para se presidenti i vendit Rouhani të mbante një fjalim në Kombet e Bashkuara.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet