BE, 350 milion euro për refugjatët në Turqi

Bashkimi europian ka vendosur në dispozicion të refugjatëve në Turqi, fondin prej 350 milion eurosh, si pjesë e marrëveshjes me Ankaranë. Ndihma do t’u shpërndahet refugjatëve me anën e kartave bankare, me vlerë 100 lira turke. Me këto para ata do të mundtë blejnë ushqime, të paguajnë qiratë ose ti përdorin për shkollim. Sipas komisionerit të BEsë për ndihmën humanitare, Christos Stylianides, ky fond shmang kostot administrative dhe u jep refugjatëve një ndjenjë normaliteti.

BEja dhe Turqia nënshkrun një marrëveshje për refugjatët, ku kjo e fundit do të strehojë refugjatët e kthyer nga Greqia. Aktualisht në Turqi janë strehuar 3 milion prej tyre, shumica sirianë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet