BE dhe NATO thirrje për uljen e tensioneve Kiev-Moskë

BE dhe NATO bënë thirrje për uljen e tensioneve në Detin Azov dhe i kërkuan Rusisë për të vendosur të drejtën e kalimit në Ngushticën e Kershit.

‘’Mbetemi në pritje që Rusia të vendosë të drejtën e kalimit në Kersh dhe i bëjmë thirrje palëve për të vepruar me vetëpërmbajtje maksimale që situata të mbyllet me ulje të menjëhershme të tensioneve’’, deklaroi BE-ja në një komunikatë.

NATO-ja bëri gjithashtu thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi me anë të komunikatës për shtyp të një zëdhënëseje.

Tension i lartë që degjeneroi në konfrontim fizik mes Ukrainës dhe Rusisë në Detin e Zi, përgjatë Gadishullit të Krimesë, pa përjashtuar si gjithmonë akuzat reciproke mes palëve.

Kievi, në veçanti, dënoi anijet luftarake ruse duke thënë se hapën zjarr kundër dy anijeve të marinës ukrainase, në kulmin e një përshkallëzimi që ndodhi në Ngushticën e Kershit, që ndah gadishullin e kontestuar nga territori kontinental i Federatës Ruse.

Gjithçka filloi kur roja bregdetare ruse konfirmoi se tri anije ukrainase kishin kaluar pa autorizim ujërat ruse.

Ndërkohë, Kievi akuzoi Moskën se anijet e saj kishin qëlluar qëllimisht kundër një anijeje ukrainase, një rimorkiator, që po trajnonte dy anije ushtarake ukrainase në Mariupol, në detin Azov.

“Roja bregdetare ruse kreu qëllimisht veprime armiqësore kundër marinës ukrainase”, deklaroi Kievi duke shtuar se Moska ishte informuar paraprakisht për veprimet ukrainase në det.

Ndërkohë, shërbimi sekret rus, FSB, tha se marina ukrainase kishte shkelur ujërat territoriale ruse. FSB e konsideroi këtë veprim si një provokim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet