BE lejon kontrollin e kufirit per 5 vende Schengen

Kontrolli do te vazhdoje deri ne shkurt 2017

Bashkimi Europian ka lejuar qe 5 vende te sistemit Shengen te vazhdojne te kontrollojne kufirin e tyre te brendshem deri ne fund te shkurtit 2017. Vendimi perfundimtar eshte marre nga qeverite e vendeve perkatese pas nje propozimi nga Komisioni Europian.

Zona e diskutuar ballkanike nga Greqia drejt maqedonise dhe serbise per ne europen perendimore eshte mbyllur prej disa muajsh dhe kjo ka ndikuar ne uljen shume te madhe te fluksit te emigranteve. Brukseli deklaron se vazhdon te jete ende nje rrezik per vendet e shendosha te cilat jane vendet perfundimtare te emigranteve si Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.

Sipas ligjeve per levizjen e lire te njerezve ne zonen Shengen, policia nuk ka te drejte te ndaloje asnje person per kontroll brenda kufirit te brendshem, pervec ndonje rasti te vecante dhe te jashtezakonshem. Sipas komisionit europian, raste te tilla per fat te keq kohet e fundit jane shtuar shume. Kjo eshte edhe arsyeja pse vendet perkatese kane aprovuar nje rregull te tille per kontrollin e kufirit deri ne shkurt te vitit tjeter.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet