Babai nuk duron dot të qeshurën e vrasësit të vajzës. Ngrihet ta godasë

Ndaj Michael Madison, vrasësit të dënuar me vdekje për vrasjen e 18 vjeçares Shirelda Terry, 38 vjeçares Angela Deskins dhe 28 vjeçares Shetisha Sheele, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2013 në Ohajo, është tentuar të goditet nga babai i njërës prej viktimave. Babai i 18 vjeçares, Van Terrye vrarë nga Madison, ishte duke folur para trupës gjyqësore për humbjen e jetës së vajzës së tij pas vendimit të marrë nga gjykata, kur papritur është vërsulur ndaj vrasësit duke e goditur. Arsyeja ishte se 38 vjeçari, Michael Madison, është parë duke qeshur ndërsa Terry përpiqej ta godiste.

Pesë pjesëtarë të trupit gjykues u desh të ndërhynin për të ndaluar prindin e tronditur. Trupat e tre vajzave të vdekura në korrik 2013, u futën në qese plehrash, para se të eliminoheshin. Gjyqtari është shprehur para dhënies së dënimit, se natyra e tmerrshme e krimeve të Madison, është shkaktuar nga fëmijëria e kaluar në keqtrajtim. Edhe avokatët e Madison të cilët nuk e pretenduan asnjëherë pafajësinë kanë sjellë vetëm prova nga dhuna që i pandehuri kishte pësuar në fëmijëri. Ai ishte abuzuar nga e ëma e cila kishte varësi nga droga, nga njerku dhe nga të dashurit e nënës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet