Bejrut/ Zjarr i madh në portin e kryeqytetit. Rrikthehet frika mes banorëve

Rrikthehet tmerri në Bejrut, vetëm më pak se një muaj pas shpërthimit të tmerrshëm të 4 gushtit. Një zjarr i madh ka nisur të shkrumbojë gjithçka përpara një kapanoni në portin e kryeqytetit libanez, me kolonën e tymit të zi i cili ngrihet në qiell për orë të tëra.

“Zjarri ka nisur në një magazinë ku ndodheshin të vendosura pjesë të mbetura automobilash dhe vajra për motorra’, thuhet në komunikatën e ushtrisë libaneze. Vatra e madhe e zjarrit është parë nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit libanez, duke alarmuar banorët të cilët nuk e kanë mbledhur ende veten nga tmerri i një muaji më parë dhe 192 viktimat.

“Nuk ka patur rrezik për shpërthime në port”, është shprehur drejtori i portit Bassem Qaysi, i cili komenton lajmin në lidhje me shpërthimin e zjarrit vetëm disa metra nga një qendër tregëtare. Qaysi ka konfirmuar se “flakët kanë nisur fillimisht nga brenda depozitës që mbante disa kilogramë vaj industrial duke bërë që zjarri më pas të përhapet në depozitat pranë dhe kopertonat e rrotave të makinave.

Ai nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se ka nisur me urgjencë operaiconi i shuarjes së zjarrit në zonën e terminalit të autobusave dhe taksive në rrugën Charles Helou.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet