Belgjikë, dy trena përplasin me njëri tjetrin, shënohen tre viktima

Përplasja e një treni mallarash me një tren pasagjerësh në Belgjikë, ka shkakttuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Gjatë momentit të përplasjes, në tren kanë qënë afro 40 persona. Sipas të dhënave të para, treni po ecte me një shpejtësi prej 90 km/h. Ambulancat erdhën menjëherë në vendngjarje, dhe bënmë shoqërimin e të plagosurve në spital. Për shkak të dëmtimeve të shumta të trenit, operacioni për nxjerrjen e të plagosurve dhe të viktimave zgjati disa orë. Mjekët janë shprehur se disa prej të dëmtuarve janë në gjëndje të rëndë, ndërkohë që nuk përjashtuan mundësin e rritjes së numrit të viktimave në orët e ardhshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet