Bëri thirrje për grusht shteti, arrestohet deputeti grek

Pas thirrjeve për grusht shteti është vënë në pranga ish deputeti i partisë së esktremit të djathtë "Agimi i Artë" në Greqi, Constantinos Barbarousis. Politikani u arrestua nga njësia anti terror në një banesë ku ishte fshehur, në verilindje të Athinës. Akuzat ndaj tij janë të rënda. Ai akuzohet për tradheti të lartë, pasi të premten bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë kryeministrin, presidentin dhe ministrin e Mbrojtjes. Përjashtimi nga Partia u ndoq më pas nga arrestimi i tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet