Berlin, 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Dita që ndryshoi historinë

Gjermania feston 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, rrëzimi i simbolit të fundit të luftës së ftohtë. Ësthë kjo një ngjarje e cila u festua madhërishëm edhe gjatë javëve në vazhdim me manifestime nëpër sheshe dhe ikjen e mijëra personave drejt perëndimit nëpërmjet ambasadave në Bonn, Varshavë, Pragë dhe Budapest. Tashmë e gjithë historia ka ndryshuar.

Atë ditë, Komitetit Qëndror i Partisë Komuniste u mblodh në një takim të veçantë. Pika kryesore e mbledhjes ishte diskutimi i propozimit të Këshillit të Ministrave për heqjen e rregullave strikte mbi udhëtimet jashtë vendit. Guenther Schabowski, shef i seksionit të Partisë Komunistë në Berlin, ishte përgjegjës për raportet me median në Komitetin Qëndror të vendit për një konferencë shtypi. Ai rrikthehet sërisht në Komitetin Qëndror duke marrë në dorë dokumentin me normat e reja mbi udhëtimet. Gjysmë ore më pas, nis konferenca ndërkombëtare e shtypit.

Funksionoari komunist, për fat të keq nuk pati kohë të lexojë dokumentin të cilin e vendos mbi tavolinë. I përgjigjet një pyetjeje, nëse njerëzit do të mund të kërkojnë të kalojnë për udhëtime private në perëndim pa rregullat strikte. “Për sa më rezulton, nga ky moment, pa asnjë problem”. Gabim i madh i tij pasi nuk lexoi rregullat e reja, por tashmë ishte shumë vonë.

Berlinezët nisën të dynden përpara pikave të kontrollit që kontrollonin kalimin nga lindja në perëndim përmes murit. Në orën 11 të natës, vetëm në njërën nga pikat e kontrollit u mblodhën mbi 20 mijë vetë. Dukej sikur situata do të shpërthente, ndërkohë që mbi 2 mijë trupa të ushtarkëve rusë u mblodhën për të hequr telat me gjemba dhe ndalesat e shumta.

Ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, një tjetër valë e madhe banorësh u mblodhën në anën tjetër të kufirit. Lajmi arrin deri në parlamentin gjerman në Bonn nga ku dhoma e ulët e parlamentit mblidhet urgjent për mbledhje plenare. Parlamentarët ngrihen në këmbë dhe nisin të këndojnë himnin kombëtar gjerman.

Rreth mesnatës, ndalesa të tjera hapen në pika kontrolli nëpër qytet. Mijëra gjermanë nga lindja mblidhen në qendër të berlinit perëndimor. Vetëm në tre ditë, mbi 2 milion gjermanë kalojnë në berlinin lindor, ndërsa mbi 3 milion të tjerë kalojnë kufirin mes dy vendeve nëpër zona të tjera të vendit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet