Berlini, Parisi, Kievi dhe Moska mbështesin armëpushimin në Ukrainë

Krerët rusë, ukrainas, francez dhe gjerman garantuan dje në mbrëmje gjatë një bisede telefonike se mbështesin me forcë aplikimin në lindje të Ukrainës një armëpushim me rastin e fillimit të vitit shkollor më 1 shtator, sipas Kremlinit. “Krerët u shprehën se shpresojnë që ky armëpushim të sjellë një përmirësim të vazhduar të situatës në çështjet e sigurisë për nxënësit dhe gjithë civilët në Donbas”, thotë Kremlini. Në një komunikatë të presidencës ukrainase, Kivei konfirmon mbështetjen e tij ndja një armëpushimi dhe njofton gjithashtu se katër krerët kishin rikonfirmuar angazhimin e tyre personal për respektimin e marrëveshjeve të Minskut, të nënshkruara në shkurt 2015. Kjo bisedë telefonike u zhvillua mes kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit rus Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij ukrainas Petro Poroshenko.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet