Betohet qeveria Conte 2, Di Maio ministër i Jashtëm

Kryeministri italian, Giuseppe Conte bëri publike emrat e qeverisë së tij të dytë, një aleancë e L5Y dhe Partisë Demokratike. Kjo qeveri do të bëjë sot betimin përpara presidentit të vendit, Mattarella. Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re italiane:

Ministër i Brendshëm – Luciana Lamorgese

Ministër i Drejtësisë – Alfonso Bonafede

Ministër i Mbrojtjes – Lorenzo Guerini

Ministër i Ekonomisë – Roberto Gualtieri

Ministër i Jashtëm – Luigi Di Maio

Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Stefano Patuanelli

Ministër i Bujqësisë – Teresa Bellanova

Ministër i Ambientit – Sergio Costa

Ministër i Çështjeve Rajonale – Francesco Boccia

Ministër i Transportit – Paola De Micheli

Ministër për Jugun – Giuseppe Provenzano

Ministër i Inovacionit Teknologjik – Paola Pisano

Ministër i Administratës Publike – Fabiana Dadone

Ministër i Shanseve të Barabarta – Elena Bonetti

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Federico D’Incà

Ministër për Çështjet Europiane – Enzo Amendola

Ministër i Punës – Nunzia Catalfo

Ministër i Arsimit – Lorenzo Fioramonti

Ministër i Kulturës – Dario Franceschini

Ministër i Shëndetësisë – Roberto Speranza

Ministër i Sporteve – Vincenzo Spadafora.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet