Bie tavani gjatë shfaqjes në Londër. Pesë të plagosur. Frikë dhe panik në teatër

Frikë në Londër në teatrin Piccadilly, pikërisht në qendrën turistike të kryeqytetit britanik. Gjatë një spektakli, një pjesë e tavanit të teatrit bie poshtë. Bilanci, 5 të plagosur jo në gjendje të rëndë, të mjekuar në spitalin atje pranë. Gjithçka është bërë e ditur nga Scotland Yard dhe shërbimi i urgjencës në Londër. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar rëndë dhe nuk ka patur gjendje alarmi brenda teatrit pas rënies së tavanit.

Ngjarja ndodhi gjatë prezantimit të një vepre klasike të viteve 900. “Vdekja e një tregëtari udhëtar” të Arthur Miller. Por pikërisht në atë moment, nisën edhe ulërimat dhe ikjet me vrap në sallë. Është kërkuar largimi menjëherë nga policia i të gjithë personave që ndodheshin në atë pjesë të teatrit mes të cilëve spektaktorë, trupa e teatrit dhe drejtuesit e orkestrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet