Bie zjarr në kullën e Trump në Nju Jork

Një zjarr shpërtheu brenda kullës ku qëndron presidenti Trump në Nju Jork. Kjo është ajo që raportojnë mediat e ndryshme të SHBA. Në videot që filluan të qarkullojnë në mediat sociale, dallohet një shtëllungë e madhe tymi që del nga katet e sipërme të kullës, aty ku presidenti i Shteteve të Bashkuara ka rezidencën e tij. Trump është aktualisht në Uashington. Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Imazhet e marra nga një helikopter dhe të transmetuara në disa TV tregojnë një grup zjarrfikësish në majën e kullës ku del vazhdimisht tym. Situata, sipas burimeve të zjarrfikësve, shfaqet nën kontroll dhe evakuimi nuk ka qenë i nevojshëm. Nuk ka lajme për të plagosur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet