Bill flaku librin e Hillaryt, çifti drejt divorcit

Para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, Bill dhe Hillary dukeshin si çifti më i lumtur në planet. Por pas fitore së Trump dhe humbjes së Hillaryt, ajo vendosi të shkruajë librin “Çfarë ndodhi” për të cilin Bill nuk ka qenë aspak dakort.

Bill e ka flakur në kosh dorëshkrimin e bashkëshores, mësohet nga mediat amerikane. Nuk mund të thuash “Çfarë ndodhi” kur e di mirë pergjigjen.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara është mjaft i bindur se dështimi për të fituar ishte vetëm për shkak të fushatës së Hillarit, e cila nuk e ka përmendur aspak popullsinë amerikane që banon në Brezit , West Virginia, Ohio, Indiana, dhe disa pjesë të Miçiganit, Illinois, Iowa dhe Wisconsin.

Kriza ekonomike e asaj zone duhet të ishte prekur në fjalimet e Hillaryt. Mediat amerikane thonë se mes ciftit ka debate të forta dhe aludohet për një divorc.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet