'Blejmë maska me 7 $ kur ato kushtojnë 58 cent'. Doktori amerikan jep alarmin për mungesën e maskave

Një shitës maskash, ka nisur përfitimin me 7 dollarë për çdo maskë e cila zakonisht kushton 58 cent. Sipas drejtorit të një spitali,deklarohet se ka nevojë për një numur të madh maskash për stafin e punës së tij kundër koronavirusit. Scott Steiner, shefi i grupit të sistemit shëndetësor Putney, ka deklaruar në një media amerikane se “stafi i spitalit të tij është detyruar me forcë të krijojnë maska të tipeve të ndryshme duke përdorur pjesë nga rroba, në mënyrë që të krijojnë maskën e duhur N95, pasi kështu do të zëvendësojnën maskat që ju mungojnë”.

Drejtori i spitalit ka deklaruar publikisht se “maskat që atij i nevojiten, po shiten me çmimin e 7 dollarëve” dhe se shitësi që tregëton këto maska ka në dorë me miliona prej tyre. “Kjo maskë normalisht kushton 58 cent, por unë po ju them se ne jemi duke i blerë ato për 7 dollarë sepse kemi shumë nevojë”.

Por spitali që ai drejton nuk është i vetmi me punonjësit të cilët detyrohen të krijojnë vetë maskat e punës. “Ne po blejmë materiale nga Home Depo dhe dyqanet e vogla të kancelarive për të bërë maskat e nevojshme”. Ndërkohë edhe doktorët së bashku me mjekët dhe punonjësit e tjerë, janë duke postuar nëpër rrjete sociale kërkesa nga gjithëkush për të dhuruar materiale të nevojshme spitalore të njohura si PPE, të cilat punonjësit e shëndetësisë i përdorin për të ndaluar përhapjen e infeksioneve gjatë trajtimit të pacientëve të sëmurë.

“Derisa e vërteta të të godasë nuk mund ta kuptosh se çfarë po përjeton”, ka deklaruar doktor Steiner. Drejtori shtoi se “punonjësit e tij nuk janë aspak të sigurt nëse nuk kanë asnjë akses ndaj materialeve mbrojtëse të nevojshme për kurimin e pacientëve me Covid-19 të cilët janë shumë të infektueshëm”.

Në fund të deklaratës së tij, Steiner ka shtuar se “nëse nuk i mbajmë dot punonjësit tanë të shëndetshëm, atëherë nuk do të ketë më asnjë që të kujdeset për pacientët”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet