Bombardimet në Ghuta, OKB: Situata përtej imagjinatës, 250 të vrarë

Në rajonin e Ghoutës lindore në Siri situata paraqitet përtej imagjinatës thotë OKB. Për 48 orë bombardimet kanë shkaktuar rreth 250 të vdekur dhe 1000 të plagosur. Por çfarë po ndodh në Ghutaa? Në portat e Damaskut, ndodhi një nga tragjeditë më të këqija të shtatë viteve të konfliktit civil. Rreth 250 civilë, duke përfshirë 57 fëmijë ose adoleshentë u vranë. Bombardimet qeveritare me aeroplanë dhe helikopterë mbi rajonin Ghuta lindor, nisën të djelën të kontrolluar nga një grup rebelë. Këta të fundit u përgjigjën me anë të raketave ku u vranë të paktën 8 civilë, duke përfshirë 3 fëmijë dhe 15 u plagosën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Besim Boka   e Mërkurë 21 Shkurt, 2018

    Cfare po ndodh ne kete vend kaq te bukur, kush jane keta, rebele, opozitare, qeveritare, isis etj.qe vrasin pa me te voglen keqardhje femije, gra, burra, pleq., njerez te pafajshem. Nuk na duhen, filmimet , bilacet e te vrareve e te plagosurve dhe fotot e rrenojave si ne mesjeten e Pompeit dhe Erodit. Nuk na duhen interesat. Ju te medhenjte e kesaj bote, shporrini keta mostra qe e kane sjelle ne kete gjendje kete vend te bukur. Jepini shpresen dhe dinjitetin popullit Sirian.