Bombë në makinë, vdes gazetarja investigative

Gazetarja investigative Daphne Caruana Galizia ka gjetur vdekjen si pasojë e një atentati me bombë në makinën e saj. Shkaqet e kësaj vrasjeje mendohet të jenë për shkak të investigimeve që ka bërë Galizia në lidhje me skandalin e njohur si Panama Paper dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë. Ajo u vra pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”. Galizia ka zbuluar një sërë skandalesh nëpërmjet investigimeve të saj. Sipas mediave të huaja, Galizia kishte denoncuar 14 ditë më parë në polici kërcënimet me vdekje në adresë të saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet