Bota përkujton sot viktimat e holokaustit

Izraelitët qëndruan në heshtje për dy minuta sot, ndërkohë që sirenat e alarmit oshëtinin në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit. Trafiku ndaloi, pasi shoferët lanë automjetet e tyre për të marrë pjesë në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, dita më solemne e Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule në Memorialin e Holokaustit “Yad Vashem”, në Jeruzalem. Sot në Poloni, qindra hebrenj të rinj nga e gjithë bota do të marshojnë mes kampeve të vdekjes, Aushvic dhe Birkenau për të përkujtuar gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit. Presidenti i izraelit, Reuven Rivlin do të drejtojë këtë marshim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet