Brenda 10 ditësh, 11 milionë banorët e Wuhanit kryejnë tamponin

Wuhani është duke zhvilluar procesin e tamponit për të 11 milion banorët e tij në çdo cep të qytetit. Edhe pse prej disa kohësh nuk ka më asnjë të infektuar dhe asnjë viktimë dhe ku spitalet e mëdha u ndërtuan për të infektuarit me Covid-19, duket se banorët duan të heqin “njollën e zezë”, për të pastruar totalisht emrin dhe veten nga koronavirusi.

Qeveria rajonale ka marrë masat ku asnjë të mos hyjë brenda derës së shtëpisë pa kryer tamponin. Banorët e të gjitha distrikteve dhe komuniteteve, brenda dhjetë ditësh do të testohen për të siguruar veten dhe qytetin ndaj pandemisë.

Çdo banor është lajmëruar për tamponin nga drejtuesit e zyrës së menaxhimit të komunitetit ku jetojnë nëpërmjet rrjeteve sociale kineze për orën dhe vendin e testimit. Të gjithë duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit dhe pas plotësimit të një formulari, do të qëndrojnë para një grupi mjekësh për kryerjen e testimit.

“Në vendin e testimit”, sipas drejtuesve të komunitetit, “çdo banor do të duhet patjetër të mbajë distancën prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri. Në testim e tamponit janë të detyruar të paraqiten që nga fëmijët e sapolindur deri tek banori më i moshuar”.

Nga ana tjetër, drejtuesit e rajonit kryejnë dezinfektimin e zonës pas çdo testimi për çdo person, në mënyrë që të mos ketë asnjë infektim mes personave. Sipas mjekëve specialistë, duke qenë se Wuhani është qytet shumë i nxehtë, prioriteti u jepet fëmijëve dhe të moshuarve fillimisht. Banorët shprehen se “pavarësisht mos pasjes së asnjë problemi shëndetësor nga koronavirusi, sërisht dëshira për të parë sa të shëndetshëm janë dhe për të qenë të sigurt se jeta e gjithësejcilit është më e sigurt, nuk kanë ngurruar të kryejnë tamponin”.

Do të jenë më pas punonjësit e shëndetësisë të cilat pas përfundimit të procesit me të gjithë banorët, do të dorëzojonë pranë laboratorëve dhe qendrave shëndetësore sipas distrikteve për të bërë edhe kontrollin e testeve. Brenda një jave, të gjithë banorët e Wuhanit do të marrin edhe përgjigjen përfundimtare.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet