David Davis

Brexit: fillojnë zyrtarisht negociatat

Negociatat zyrtare për daljen e Britanisë së madhe nga Unioni, kanë filluar sot zyrtarisht. Negociatori europian, Michel Barnier u takua me ministrin britanik David Davis në Bruksel. “Sot ne fillojmë negociatat për tërheqjen e rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian”, deklaroi Barnier pasi i shtrëngoi dorën homologut të tij britanik. Në këtë takim u përcaktuan prioritetet e negociatave dhe programet e takimeve me të ngarkuarit për këto tratativa brenda bashkimit Europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet