Jeremy Hunt

Britania paralajmëron Iranin pas sekuestrimit të naftëmbajtëses në Hormuz

Britania e madhe ka reaguar pas sekuestrimit të një naftëmbajtëseje britanike në Ngushticën Hormuz. Lajmi u dha nga Ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt. "Veprimi i djeshëm në Gji jep sinjale shqetësuese se Irani mund të zgjedhë rrugën e rrezikshme të një sjelljeje të paligjshme dhe destabilizuese, pas ndalimit jo të ligjshëm të një naftëmbajtëseje që po shkonte drejt Sirisë", shtoi ai. Edhe SHBA-ja kritikoi rritjen e dhunës nga ana e Iranit pasi Gardianët e Revolucionit Iranian njoftuan se kishin konfiskuar një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit. “Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një javë që Britania e Madhe shënjestrohet nga dhuna e tepruar e regjimit iranian”, njoftoi në një komunikatë Garett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane. Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se forcat e saj kishin kapur një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit për shkak të një shkeljeje të ligjeve ndërkombëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet