Boris Johnson

Britania do të vazhdojë negociatat me iranin për nuklearen

Britania e Madhe kërkon të vazhdojë marrëveshjen bërthamore iraniane që pengon Teheranin të pajiset me armën atomike, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson. “Kjo marrëveshje është e vështirë dhe me polemika por pengon iranianët të pajisen me teknologjinë bërthamore, ka një meritë të madhe dhe ne duam ta vazhdojmë”, theksoi Johnson para një mbledhje të ministrave europianë të Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje është dobësuar nga kritikat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet