Britania e madhe do të largohet më herët nga BE. May, plani: deri në fund të marsit

Kryeministrja britanike, Theresa May është e vendosur ta largojë Britaninë e madhe nga Bashkimi europian. Ajo i tha sot Presidentit të komisionit Europian, Jean-Claude Juncker se plani është në rrugën e duhur, pavarësisht pengesave ligjore. May planifikon një largim të menjëhershëm të britanisë nga BE, dhe jo pas dy vitesh, siç e përcakton nëni 50 i Traktatit të Lisbonës. Për këtë qeveria britanike do ti drejtohet Gjykatës Supreme, në fillim të dhjetorit. Avokatët e paditësve argumentuan se “May nuk ka autoritetin për të përdorur një privilegj të lashtë juridik, i njohur si fuqi e posaçme, për të justifikuar vendimin e saj për të filluar negociatat e Brexit pa një votim parlamentar”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet