Bullgaria do të hetojë korrupsionin në nivele të larta

Bullgaria, i konsideruar si një prej vendeve më të korruptuar të Bashkimit Evropian, do të krijojë për tre muaj një gjykatë shumë të përfolur që i dedikohet aferave që kanë të bëjnë me përgjegjës politikë, sipas dispozitave të publikuara sot në fletoren zyrtare.

Ky institucion i ri, që do të prekë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, hyn në kuadrin e reformave të kodit të procedurës penale me qëllim sipas promovuesve që të evitohet fshehja e procedurave. Anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2007, Bullgaria ashtu si Rumania fqinje janë objekt i një mbikëqyrje të përforcuar të Komisionit Evropian në çështjet e korrupsionit. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet