Burg ose gjobë për gazetarët për lajmet për kardinalin Pell

Dhjetëra gazetarë australianë mund të përballen me burg ose gjobë për shkelje të ndalesave të raportimit në gjyqin ndaj kardinalit George Pell, i cili u dënua me gjashtë vjet burg për sulm seksual ndaj dy fëmijëve të korit të kishës. Detajet e çdo formati të raportimit të procedurave ndaj kardinalit Pell u ndaluan sipas një urdhri të një gjykatësi në Melburn vitin e kaluar. Kjo për të parandaluar një gjykim të dytë, që më vonë u hodh poshtë, nga të qenit i ndikuar nga vendimi i procedurës paraprake. Prokurori publik i shtetit të Viktorias ka denoncuar 23 gazetarë dhe 13 organizata në një proces gjyqësor para Gjykatës së Lartë duke kërkuar që ata të shpallen fajtorë për shkelje të ndalesave të raportimit, për shpërfillje të gjykatës, për ndihmë dhe nxitje të medias jashtë vendit dhe për botimin e materialeve që “kishin si synim përdhosjen e gjykatës”. ”Dënimi kërkon burgim ose gjobë për ta”, sipas gjykatës. Pell, 77 vjeç, u shpall fajtor në dhjetor për përdhunimin e një fëmije dhe molestimin e një tjetri në mesin e viteve ’90 në Katedralen e Shën Patrikut, kur ai ishte kryepeshkop i Melburnit. Pell, ish-sekretari i Thesarit i Vatikanit dhe këshilltari i ngushtë i papa Françeskut është zyrtari më i lartë katolik që dënohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet