CORONAVIRUS, 'virusi i rëndë' detyron mbylljen e transportit publik dhe fluturimet në Wuhan

Wuhan, qyteti në qendër të kinës me mbi 10 milion banorë, ka ndaluar përkohësisht sistemin e transportit publik, pasi qeveria lokale është duke bërë të pamundurën për parandalimin e virusit të ditëve të fundit. Të gjithë ata që jetojnë në qytet, janë urdhëruar të mos largohen nga qyteti, pavarësisht se dy ditë ndan miliona kinezë nga udhëtimet për javën e Festës së Pranverës.

Sëmundja e cila merret edhe me anë të frymëmarrjes, është përhapur edhe në zona të tjera të kinës, ndërkohë që është rritur edhe numri i viktimave. Deri tani numri i të infektuarave ka shkuar deri në 500 dhe numri i viktimave në 17 vetë.

I njohur si 2019-nCoV, është virusi i cili ka nisur të përhapet me shpejtësi tek banorët. Edhe Sarsi i cili shkaktoi mbi 800 viktima, është i të njëjtit sistem si coronoavirusi. Pavarësisht një dite të gjatë diskutimesh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjeneve të zvicrës, komiteti i emergjencave deklaroi se “nuk mund të deklarohet zyrtarisht për një emergjencë globale”, pasi rastet janë vetëm në Azi.

Zyrtarët kinezë kanë theksuar se “të gjitha fluturimet dhe shërbimet e pasagjerëve me trena nga brenda dhe jashtë wuhanit do të mund të ndalohen. Autobusat, metroja dhe tragetet në lumin Yangze do të ndalohen të qarkullojnë për një kohë të pacaktuar.

Ata që jetonë në Wuhan, kanë marrë njoftimin të largohen nga zonat me shumë banorë dhe të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë në stacionet e autobusëve dhe metrove ku ka shumë njerëz. Ndërkohë edhe turistët dhe zonat turistike në qytet, kanë marrë njoftimmin e ndalimit të aktiviteteve në shkallë të gjerë, ashtu si edhe libraritë, muzeumet dhe teatrot.

Një lutje e madhe e zhvilluar në tembullin Guiyuan e cila është planifikuar të mbledhë mbi 700 mijë persona është ndaluar për t’u zhvilluar. Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është theksuar se do të bëhet e pamundur së bashku me shëndëtësinë kineze që të minimizohet sa më tepër të jetë e mundur përhapja e virusit brenda dhe jashtë vendit.

Zyrtarët kinezë kanë nënvizuar se vendi në këto momente ndodhet nën “nivelin më kritik” të kontrollit të përhapjes së virusit. “Do të ishte mirë të evitoni të shkoni në Wuhan. Dhe ata që ndodhen në Wuhan, janë të lutur të mos largohen nga qyteti”, kanë deklaruar drejtues të shëndetit kinez.

“Kur një virus i ri përhapet, duhet kohë për shkencëtarët të studiohet. Bazuar në eksperiencën e krijuar nga Sars, përballja me të duhet të futet në luftën e katogorisë A, dersia të gjendet vaksina ose vrasja e virusit deri në fund”, ka deklaruar Ning Qin, shefi i departamentit të infeksionit në spitalin Tongji në Wuhan.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet