COVID-19, sekretet dhe të vërtetat

Shumë informacione korrekte, por edhe shumë jo të sakta qarkullojnë për koronavirusin ose COVID-19. Disa kërkues kinezë duket se e kanë izoluar agjentin patogjen në një kampion mbetjesh urinare. Kjo tregon se virusi mund të jetojë edhe jashtë trupit. Të shumta janë akuzat edhe ndaj pekinit për mosdhënie të informacioneve reale mbi sëmundjen.

Edhe drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thekson se “kemi ekspertët në terren që nga fillimi i epidemisë. Përfaqësuesit tanë punojnë në Wuhan që prej disa javësh. Nga pikëpamja jonë, qeveria po bashkëpunon mjaft mirë me ne. Nga ana tjetër edhe ekspertët ndërkombëtarë po shohin me imtësi gjithçka ndodh dhe po bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar”.

“Për momentin një ilaç anti-viral është vënë në dispozicion për shpejtësi. Ky ilaç mund të themi se është pika më e avancuar e një strategjie kundër virusit dhe që mund të vihet në përdorim në Kinë edhe si një pikë e rëndësishme terapeutive e përkohëshme”, deklarojnë ekspertët e OBSH-së.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet