Charlie Hebdo, Parisi përkujton masakrën terroriste të tre viteve më parë

Parisi përkujton sot masakrën e terroristëve të tre viteve më parë. Më 7 janar 2015, 12 njerëz u vranë nga goditjet me kallashnikov nga terroristët. Rreth 1500 njerëz u mblodhën në këtë përkujtim duke përfshirë edhe gazetarët e revistës satirike Charlie Hebdo. Në zemër të Parisit ata bënë thirrje për të luftuar të gjitha format e “komunitarizmit” etnik apo fetar dhe mbrojtjen e parimeve themelore të demokracisë. Presidenti Emmanuel Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, iu bashkua njerëzve në këtë përkujtim në vendet ku ndodhën shpërthimet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet