Cikloni AMPHAN, godet brigjet e gjirit të Bengalit. Mbi 2.5 milion banorë të larguar

Cikloni “Amphan”, i cili është duke prekur brigjet e indisë në kufi me Bangladeshin, ka nisur të sjellë shira të forta dhe erëra që shkojnë deri në 100 km në orë në një zonë të prekur fort nga pandemia e koronavirusit. Cikloni i përshkruar nga metereologët si më i forti i regjistruar ndonjëherë në gjirin e Bengalit, duke detyruar mbi 2.5 milion banorë të largohen nga rajoni i të dyja vendeve.

Departamenti metereologjik indian, ka deklaruar se Amphan ka nisur të prekë rajonin rreth orës 2.30 të pasdites “sipas orës lokale”. Për shkak të madhësisë së stuhisë, procesi i largimit të banorëve ka dashur mbi 4 orë.

Zyrtarët e emergjencës kanë vënë alarmin duke përdorur çdo lloj pajisje dhe median rajonale për t’u kërkuar banorëve të mbrohen. Valët e oqeanit do të kapin mbi 5 metra lartësi gjatë kulmit të ciklonit. Organizatat ndihmëse janë përqëndruar në atë se çfarë do të shkaktojë cikloni në kampin e refugjatëve Rohingya dhe Cox Bazar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet