Cikloni Amphan/ 84 viktima në Indi dhe rajonin e bangladeshit

Tetëdhjetë e katër persona kanë humbur jetë për shkak të ciklonit që përshkoi indinë dhe bangladeshin deri në gjirin e bengalit. Sipas mediave vendase, shefja e shtetit perëndimor të bengalit në Indi, ka deklaruar se “asnjëherë më parë nuk ishte parë një shkatërrim i tillë”. Miliona u larguan pak përpara ciklonit, i cili shkaktoi dëme të mëdha përgjatë brigjeve sidomos në rajonin Sundarbans dhe qytetin më të madh të rajonit Kalkutë.

Ministrja Mamata Banerjee, shtoi se 72 vetë humbën jetën vetëm në bengalin perëndimor. Dy të tjerë humbën jetën në shteti fqinj Odisha. Një zyrtar nga Bangladeshi, deklaroi se “njëri nga vullnetarët e kryqit të kuq u vra me 10 të tjerë në vend”. Ministrja shton se pjesa më e madhe e viktimave, humbën jetën për shkak të rënies së pemëve dhe shkarkesva elektrike. Energjia është ndërprerë për më tepër se 14 milion banorë në Kalkutë. Familjet e atyre që kanë humbur jetën do të kompensohen deri në 2.700 dollarë.

Dallgët e detit kanë hyrë deri në 15 milje brenda vendit dhe përmbytja duket se është më e rënda e shënuar ndonjëherë. Kësaj i shtohen edhe shirat e forta që parashikohen gjatë javës. “Nuk kemi parë dhe dëgjuar ndonjëherë dritare që thyhen, shtëpi që tunden, jashtë pemët marrin zjarr dhe shumë të tjera shkulen nga rrënjët. Ne menduam se kaq e patëm”, tregon Javed Khan, një shofer taksie në Kalkutë.

Çatia e një shkolle në Howrah në periferi të Kalkutës fluturoi larg nga era e fortë. Shumë pemë kokosi u dogjën për shkak të vetëtimave dhe niveli i lumenjve përmbyti disa zona. Amphan, është super cikloni i parë që godet indinë dhe bangladeshin që prej vitit 1999 duke arritur erëra me shpejtësi 270 km në orë në gjirin e bengalit, duke e bërë ciklonin më të fuqishëm në rajon.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet