Cinton-Trump, debati i parë televiziv

Mbi 100 milion shikues do të gozhdohen sot përpara ekranit, në debatin e parë midis Trump dhe Clinton, përpara zgjedhjeve presidenciale. Audienca do t’I kushtojë vëmendje reagimeve të kandidatëve dhe argumentave të tyre. Në një takim në Florida, Trump u shpreh përpara votuesve, se do ta bëjmë Amerikëntë fortë përsëri. Nga ana tjetër Clinton e sheh debatin si një mundësi për t’u thënë mbështetësve të saj, se do të ndërtojë një ekonomi më gjithëpërfshirëse. Analistët e vlerësojnë shumë të rëndësishëm debatin, pasi rezultatet në sondazhe flasin për një diferencë mjaft të ngushtë midis kandidatëve. Debati do të nisë në orën 21:00 në kanalin NBC dhe do të drejtohet nga moderatorja Lester Holt. Deri në ditën e zgjedhjeve do të zhvillohen tre debate presidenciale, ku njëri prej tyre do të jetë ndërmjet kandidatëve për nënpresident, ndërmjet republikanit Mike Pence dhe demokratit Tim Kaine.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet