Cisterna më e madhe e naftës ka rrezik të shpërthejë

Cisterna më e madhe e naftës ka rrezik të shpërthejë pas një përplasje. Autoritetet kineze thanë se tankisti i naftës që u përplas më një anile mallrash në brigjet lindore të Kinës, është ende në flakë dhe ka një rrezik të madh të shpërthejë. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit vijon të jetë i zhdukur, megjithëse autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar. Zyra Detare e Shangait tha të hënën në mëngjes se anija dhe mallrat e rrjedhur po digjeshin me shpejtwsi dhe se tymi po pengonte përpjekjet e shpëtimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet