Clinton dhe Trump transformojnë debatin në akuza personale

Hillary Clinton u përballën mbrëmjen e djeshme në debatin e parë televiziv. Për 90 minuta dy kandidatët për president, parashtruan vizionin e tyre për të ardhmen, ekonominë, sigurinë, politikën e jashtme. Debati u lektrizua së tepërmi pasi Trump dhe Clinton filluan të sulmonin njëri tjetrin me akuza personale. Clinton e akuzon kadidatin republikan për fshehje të të ardhurave, ndërsa Trump kundërpërgjigjet me paaftësinë e ish sekretares së shtetit për të qeverisur vendin. Më tej manjati nga New Yorku është shprehu për Obamën, se është një politikan fjalimesh dhe jo veprash. Nga ana tjetër, Clinton akuzoi Trump, se e ka ngritur karrierën politike mbi një mashtrim racist, që vë në dyshim kombësinë amerikane të presidentit Obama. Pas debatit sondazhet folën përsëri për kandidaten demokrate, sërish me një avantazh të ngushtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet