Clinton për emailet: FBI të publikojë faktet e plota që disponon

FBI po shqyrton email-et e reja që mund dhe ta skualifikojnë kandidaten demokrate Hillary Clinton nga gara presidenciale, një goditje e rëndë që vjen dhjetë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Drejtori i FBIsë James Comey tha se kërkonte që shërbimet sekrete të lejonin hetuesit ti rishikonin këto emaile për të kuptuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar dhe për të vërtetuar rëndësinë e tyre për hetimin, kishte thënë ai. Ka reaguar dhe kandidatja demokrate Clinton duke i kërkuar FBIsë të publikojë menjëherë faktet e plota që disponon. “Dita e votimeve po vjen kështu që populli amerikan meriton të dijë menjëherë faktet e plota dhe absolute”, tha Clinton. Nga ana tjetër rivali Trump përshendeti faktin që Departamenti i drejtësisë dhe FBIja janë të gatshëm "për të korrigjuar gabimin e tmerrshëm që kanë bërë dhe ndoshta më në fund drejtësia do të bëhet", pëfundoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet