Connecticut. Një i vdekur dhe disa viktima pas sulmit me armë në një klub nate

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas sulmit me armë në një klub nate në SHBA. Sipas policisë, një 28 vjeçar është vrarë pasi dikush nisi të hapë zjarr në një bar në Connecticut. “Dy burra dhe dy gra janë plagosur nga sulmi”, sipas Peul Cicero, lejtnand nga policia e Hartfordit. Oficerët e policisë që ndodheshin jasht klubit të natës, deklaruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të natës.

Ata kanë parë një numur të madh njerëzish teksa vraponin të trembur duke dale jashtë portës kryesore të klubit. “Sejcili po mundohej të dilte nga dera kryesore duke shtyrë të tjerët, menjëherë pasi u dëgjuan të shtënat me armë zjarri. Ishte e tmerrshme dhe një rrëmujë e madhe”, ka dekuar njëri nga policët roje.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndërkohë që policia po heton në disa pista hetimi. “Nuk mundemi të nxjerrim asnjë përfundim deri tani”, ka thënë Cicero. “Është hetim shumë i vështirë dhe kompleks”. Nga zyra e policisë së Hartford, nënvizohet se njëri nga viktimat ka vdekur në vend, ndërkohë që të tjerët janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën në spital.

Sulmi ndodhi në brendësi të klubit Majestic Lounge, një klub nate i njohur në zonën përreth. Një muaj më parë, policia nisi të hetojë sulmin me armë zjarri në një klub nate. Një person hapi zjarr në një klub në Texas, një tjetër vetëm pak jashtë Kansas city dhe një tjetër sulm me armë në një klub nate në Fort Myers.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet