Conte-Erdogan: dialogu i domosdoshëm për një zgjidhje politike në Libi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan ku në qendër të bisedës së tyre ishte çështja libiane, njoftoi presidenca turke. Dy drejtuesit ranë dakord mbi domosdoshmërinë për të vazhduar dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Libi. “Mes çështjeve të tjera bënin pjesë dhe zhvillimet e fundit përsa i përket çështjeve rajonale dhe bashkëpunimi në luftën kundër COVID-19, si dhe masat që duhet të marrin në fazën e urgjencës post-shëndetësore”, sipas presidencës turke.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet