Coronavirusi, shifrat e fundit: 259 viktima

Janë 259 persona të vdekur nga koronavirusi në Kinë. Numri i viktimave që rritet nga dita në ditë është konfirmuar nga autoritetet shtetërore. Epidemia 2019-nCoV që është aktive në të gjithë vendin ka prekur 11.791 të tjerë nga të cilët 1759 janë në gjendje të rëndë. Është rritur në 17.988 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Janë 118 478 persona të prekur deri më sot, ndër ta 243 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali. Në 24 orët e fundit janë janë shënuar 46 humbje jete dhe janë konstatuar 2 102 raste infektimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet