Covid - 19, SHBA po konsideron hapjen e kampeve verore për fëmijë

Në Shtetet e bashkuara të amerikës po merret në konsideratë çelja e kampeve verore për fëmijët. Disa prej tyre do të zhvillohen në mënyrë virtuale dhe të tjerë janë anuluar tërësisht. “Anulimi i kampit këtë verë është thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne, pas asaj që tashmë ndjehet si një përjetësi zhgënjimi dhe pasigurie”, shkroi në një e-mail Shannon Donovan-Monti, drejtoresha ekzekutive e kampit “Chimney Corners Camp”. Sipas USA Today, të paktën 22 kampe verore do të zhvillohen në mëyrë virtuale këtë vit. Shoqata Amerikane e Kampeve dhe YMCA kanë publikuar një udhëzues në terren për mënyrën sesi kampet verore duhet të procedojnë, nëse do të hapen ose jo dhe sesi të miratojnë praktika më të sigurta gjatë pandemisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet