Dc Leaks publikon emailet e Sorosit: arkitekt i çdo grusht - shteti në 25 vitet të fundit

Dc Leaks ka publikuar disa file të vjedhura nga Open Society Foundation të biznesmenit amerikan George Soros. Ka dosje të tëra që flasin për zgjedhjet europiane 2014 por dhe për votimet që janë bërë në shtete të veçanta, të dhëna për financimet që Soros ka kaluar organizatave jofitimprurëse në gjithë botën, financime të mëdha, përfshi këtu dhe debate politike në EUrope dhe për krizën në Ukrainë.

Brenda këtyre dokumentave ka pak nga të gjitha: komente për zgjedhjet që janë bërë në gjysmën e botës, raporte europiane, dhe bilancet e parashikimeve amerikane, por dhe dosje mbi krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, më raporte që i bashkangjiten, ku flitet për qëndrimet e shteteve europiane mbi çështje të ndryshme.

Në Home page hacker-at kanë shkruar dhe një mesazh për arsyet pse të këtij vendimi: "George Soros - shkruajnë - është një manjat humgarez, me nënshtetësi amerikane, investitor, filantrop, aktivist në politikë dhe shkrimtarë, me origjinë hebreje. Ai është në krye të rreth 50 fondacioneve në shkallë botërore dhe rajonale. Është konsideruar arkitekt i çdo revolucioni dhe grusht - shteti në 25 vitet e fundit nëpër botë. Për shkak të Soros dhe buratinëve të tij, SHBAtë konsiderohen vampirë dhe jo një drite lirie dhe demokracie. Shërbëtorët e tij i kanë pirë gjakun e miliona personave vetëm për ta pasuruar atë. Soros është një oligark që sponsorizon partinë Demokratike, Hillary Clinton dhe me qindra politikanë në gjithë botën. Ky sit është projektuar për të lejuar këdo të shohë brenda fondacionin e Sorrosit Open Society Foundation dhe organizatat që lidhen me të. Ju prezantojnë planin e punës, strategjitë, prioritetet dhe aktivitetet e Sorosit. Këto dokumente hedhin dritë për një prej rrjeteve më influente që punon në mbarë botën".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet