Deklarohet e vdekur. Ngrihet nga arkivoli në mes të funeralit të saj

Ishte deklaruar e vdekur nga mjekët, por zgjohet në mes të funeralit të saj. Lajm ky i cili duket si një mrekulli. Ngjarja ka ndodhur në Muchchandi, një fshat i vogël në Indi. Në realitet, bëhet fjalë për një propabilitet shumë të çuditshëm sëmundjeje.

Pesëdhjetë e pesë vjeçarja Malati Choungule, prej ditësh vuante nga një grip i fortë. Kishte humbur kujtesën dhe është shtruar me urgjencë në spitalin e qytetit Belagavi në shtetin indian të Karnatakas. Mjekët, pasi e kanë vizituar dhe kryer analizat për disa orë, kanë tentuar ta rikthejnë në jetë por pa asnjë rezultat. Madje, e deklaruan zyrtarisht të vdekur. Në këtë moment, spitali u ka dhënë lajmin e keq familjarëve të gruas, të cilët kishin sjellë edhe trupin e të ndjerës nga fshati.

Siç bën të ditur media indiane, prindërit dhe të afërmit e gruas e kanë marrë trupin dhe e kanë sjellë sërisht në fshat duke nisur përgatitjet për funeralin sipas traditës indiane. Trupi është lënë për gjatë gjithë natës në oborrin e shtëpisë, por teksa familjarët ishin duke i dhënë lamtumirën e fundit, papritur gruaja ka hapur sytë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërtitur nga gëzimi, por një vajzë e re e afërme, studente e mjekësisë, më në fund ka arritur t’u shpjegojë të gjithëve se bëhej fjalë thjesht për një grip të fortë dhe gjendje kome e përkohshme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet