Dënim me vdekje për 28 terroristë në Egjipt

Dënime me vdekje u dhanë për 28 terroristët e Vëllazërisë Myslimane, të akuzuar për vrasjen e Prokurorit të përgjithshëm egjiptian Hisham Barakat. Lajmi u dha nga siti Al Ahram. Vendimet u dhanë nga një Gjykatë penale në Kajro e cila dha po ashtu 15 dënime me burgim të përjetshëm dhe 8 dënime me 15 vjet burg, për vdekjen e magjistratit që u vra me një autobombë në qershor të vitit 2015, në kryeqëndrën e Egjiptit. Në Qershor gjykata kishte dhënë 31 vendime me vdekje. Vendimi mund të kontestohet në gjykatën e Apelit. Të pandehurit që sipas akuzës janë militantë të Vëllazërisë myslimane, ishin 67, dhe atentati u mor përsipër nga grupi Rezistenca popullore, që ishte shpallur terrorist në Egjipt, në Shkurt të vitit të kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet