Dënohet deputetja zvicerjane. Ndihmonte emigrantët

Dënimi shtyhet për një afat 2 vjeçar

Në Zvicër një deputete është dënuar pasi ka lejuar hyrjen në vendin e saj të emigrantëve të cilët nuk kishin dokumenta të rregullta. Deputetja ka thyer ligjin me dëshirën e saj. Madje, një vit më parë ka marrë një çmim në lidhje me ofrimin e disa ushqimeve për emigrantët të cilët ndodheshin në hekurudhën e Comos.

Protagonistja e dënimit është Lisa Bosia Mirra, deputete e Këshillit të Lartë të kantonit Tiçino. Në urdhër-arrestin ndaj saj, shkruhet se “deputetja ka dhunuar ligjin federal ndaj të huajve”. Fillimisht është dënuar më pagesën e çmimit prej 80 frangash çdo ditë. Por për fat të mirë, ekzekutimi i vendimit është shtyrë për një afat kohor 2 vjeçar si provë për mos kryerjen e të njëjtit veprim gjatë kësaj kohe.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet